Ndërlidhjet

Vuçiq: Bisedimet me BE-në brenda një muaji


Zv/kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.
Zv/kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.
Serbia, më së voni, brenda një muaji nis negociatat me Bashkimin Evropian, ka deklaruar zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, i ka dhënë notë pozitive Serbisë në raportin e saj për ministrat e bllokut.

Vuçiq ka thënë se në këtë dokument qëndrojnë dy data për nisjen e negociatave të anëtarësimit dhe se e fundit është 21 janari, raportojnë mediat serbe.

Kusht kryesor për avancimin e Serbisë në rrugën evropiane është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.
XS
SM
MD
LG