Ndërlidhjet

Çeku do më shumë serbë në FSK


Agim Çeku
Agim Çeku
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka thënë se në këtë forcë aktualisht janë 44 serbë, porse duhet numër më i madh i tyre.

“Në ministrinë tonë ka serbë. Zëvendësja ime dhe disa shërbyes të tjerë në ministri janë serbë. Tani janë 44 dhe vetëm këtë vit janë pranuar 24 serbë të rinj”, ka thënë Çeku për agjencinë serbe Beta.

Sipas tij, serbët interesohen për FSK-në dhe këtë vit janë paraqitur 80 sish, por vetëm 24 i kanë plotësuar kriteret.
XS
SM
MD
LG