Ndërlidhjet

Kerry bisedon me homologun iranian


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Mediat iraniane raportojnë se ministri i Jashtëm, Javad Zarif, gjatë një bisede telefonike me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, ka shprehur pakënaqësinë e Iranit për zgjerimin e listës së zezë amerikane me kompani të reja që kanë shkelur sanksionet kundër Republikës Islamike.

Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar bisedën telefonike, duke thënë se ajo është fokusuar në “rrugën përpara”.

Irani, më herët, ka akuzuar Uashingtonin se po vepron kundër Marrëveshjes së Nëntorit.

Sipas kësaj të fundit, Teherani duhet të ndalojë disa aktivitete bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG