Ndërlidhjet

Shpërthimet me bomba në Irak kanë vrarë të hënën dhjetëra njerëz.

Sulmi më vdekjeprurës ka ndodhur në jug të Bagdadit, ku dy makina bombë kanë vrarë së paku 23 pelegrinë shiitë.

Në Mosul, militantët kanë qëlluar për vdekje 12 persona në një autobus.

Shpërthime vdekjeprurëse ka pasur edhe në qytetin Tikrit dhe lagje të tjera të Bagdadit.

Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 8,000 njerëz janë vrarë këtë vit nga dhuna sektare në Irak.
XS
SM
MD
LG