Ndërlidhjet

Lavrov: Ukraina duhet të ketë zgjedhje të lirë


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se është pajtuar me homologët e BE-së se Ukraina duhet të ketë “zgjedhje të lirë”, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e saj me Perëndimin apo me Moskën.

Lavrov, duke folur pas një takimi me diplomatë të lartë evropianë, ka thënë se ka udhëtuar në Bruksel jo për të diskutuar për Ukrainën, por për dialogun politik të Rusisë me bllokun.

Para takimit, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se shqetësimet “afatshkurtra” financiare, që kanë penguar Ukrainën nga nënshkrimi i një marrëveshjeje kyçe me bllokun, mund të zgjidhen.

Ashton ka thënë se BE-ja mund të ndihmojë në mënyrë direkte, përmes institucioneve financiare ose përmes sektorit privat.
XS
SM
MD
LG