Ndërlidhjet

Arrestohet kreu i mbikëqyrësit të zgjedhjeve në Azerbajxhan


Anar Mammadli

Anar Mammadli

Kreu i një organizate mbikëqyrëse të zgjedhjeve në Azerbajxhan është arrestuar.

Anar Mammadli është marrë në pyetje nga policia në Baku, nën akuzat që përfshijnë evazionin fiskal dhe aktivitete të paligjshme biznesore.

Atij i është shqiptuar masa e paraburgimit prej tre muajsh.

Mammadli është kryetar i Qendrës për Monitorimin e Zgjedhjeve dhe Studime të Demokracisë.

Kjo qendër ka monitoruar zgjedhjet në Azerbajxhan këtë vjeshtë dhe ka gjetur parregullsi dhe mashtrime.

Mammadli është po ashtu figurë e njohur e shoqërisë civile në Azerbajxhan.

Mbështetësit e tij thonë se autoritetet kanë bërë përpjekje me vite për ta heshtur atë dhe organizatën e tij.
XS
SM
MD
LG