Ndërlidhjet

SHBA, e shqetësuar me raketat ruse në Kaliningrad


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara janë shprehur të shqetësuara me raportet se Rusia ka vendosur raketa me rreze të shkurtër veprimi në rajonin e saj perëndimor, që kufizohet me Poloninë dhe Lituaninë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Uashingtoni i ka bërë thirrje Moskës që të mos destabilizojë rajonin.

Sipas raporteve, Moska ka vendosur raketa Iskander në Kaliningrad. Versioni i avancuar i këtyre raketave ka rreze veprimi prej 500 kilometrash. Ato mund të bartin edhe koka bërthamore.

Polonia dhe tri shtetet baltike janë shprehur të shqetësuara të hënën, duke thënë se raketat mund të janë afër kufijve të tyre.

Moska ka kërcënuar për kohë të gjatë se do të vendosë raketa në Kaliningrad, në përgjigje të sistemit të mbrojtjes raketore, që ka planifikuar SHBA-ja.
XS
SM
MD
LG