Ndërlidhjet

Ban kërkon armëpushim në Siri


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se luftimet në Siri duhet të ndalen, para bisedimeve për paqe midis qeverisë dhe opozitës siriane, të cilat planifikohet të nisin në muajin janar në Gjenevë.

Ban ka thënë se në vitin 2013, “konflikti sirian është përkeqësuar përtej çdo imagjinate”.

Të hënën, agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë bërë thirrje për 6.5 miliardë dollarë fonde për sirianët në vitin 2014, që është apeli më i madh për ndihma për viktimat e një konflikti të vetëm.

Lufta civile në Siri ka nisur në mars të vitit 2011 dhe, sipas shifrave të OKB-së, ka marrë mbi 100,000 jetë njerëzish.
XS
SM
MD
LG