Ndërlidhjet

logo-print

Shtëpia e Bardhë s’ka ndryshuar qëndrim për Snowdenin


Edward Snowden

Edward Snowden

Shtëpia e Bardhë ka thënë se zyrtari i Agjencisë për Siguri Kombëtare (NSA), i cili ka thënë se Uashingtoni mund të shqyrtojë amnistinë për Edward Snowdenin, ka shprehur mendimin e tij personal.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ka thënë se pozicioni i presidentit Barack Obama nuk ka ndryshuar.

Ai ka thënë se Snowden përballet me akuza për krim dhe se do të përballet me drejtësinë nëse kthehet nga Rusia, ku ka siguruar azil të përkohshëm.

Komentet e tij vijnë pasi zyrtari i NSA-së, Richard Ledgett, ka thënë se ia vlen të diskutohet amnistria për Snowdenin.

Ledgett kryeson task-forcën, e cila vlerëson dëmin që ka shkaktuar publikimi i informacioneve sekrete nga ana e Snowdenit.

Ai ka thënë se për amnistinë duhen garanci se Snowden nuk do të publikojë informacione të tjera sekrete.
XS
SM
MD
LG