Ndërlidhjet

logo-print

Sapunët antibakterialë - të rrezikshëm


Ilustrim

Ilustrim

Rregullatori shëndetësor i SHBA-së ka paralajmëruar se kimikatet anti-bakteriale në sapunë dhe shampo trupi mund të paraqesin rreziqe shëndetësore.

Administrata për Ushqim dhe Ilaçe ka bërë thirrje për rishikimin e sigurisë së këtyre prodhimeve.

Ajo ka propozar një rregull që u kërkon prodhuesve të dëshmojnë se sapunët e tillë janë më të sigurt dhe më efektivë kundër infeksioneve, sesa sapunët e rëndomtë dhe uji.

Studimet e fundit tregojnë se një përbërës në prodhimet e tilla mund të luftojë nivelin e hormoneve dhe t’i kontribuojë rezistencës bakteriale ndaj antibiotikëve.

Rregulli i propozuar nuk zbatohet të dezinfektuesit e duarve me përbërës alkooli.

Prodhuesit kanë kohë deri në fund të vitit 2014 për të paraqitur rezultatet e hulumtimeve klinike në prodhimet e tyre, ka thënë Administrata për Ushqim dhe Ilaçe.

Rregullat e reja do të finalizohen më 2016.
XS
SM
MD
LG