Ndërlidhjet

Sulmohet fortesa e Hezbollahut në Liban


Liban - foto arkivi
Liban - foto arkivi
Një makinë bombë ka shpërthyer në një fortesë të grupit militant të Hezbollahut në lindje të Libanit, duke shkaktuar një numër viktimash.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve ka thënë se bomba ka shpërthyer pranë fshatit Sbouba, në rajonin Balbek.

Zyrtarët e sigurisë libaneze e kanë konfirmuar sulmin.

Caqet e Hezbollahut në Liban janë goditur nga një varg sulmesh kohëve të fundit.

Grupi shiit po lufton edhe në Siri, së bashku me trupat e presidentit Bashar al-Assad, dhe ka marrë kërcënime për hakmarrje nga rebelët, kryesisht sunitë, që luftojnë për ta rrëzuar atë.
XS
SM
MD
LG