Ndërlidhjet

Johnson - sekretar i Departamentit të Sigurisë Kombëtare


Jeh Johnson
Jeh Johnson
Ish-avokati i lartë i Pentagonit është konfirmuar si Sekretar i Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Senatorët kanë konfirmuar Jeh Johnsonin, ish-këshilltar i përgjithshëm në Departamentin e Mbrojtjes, me 78 vota për dhe 16 kundër.

Ai do të zëvendësojë ish-shefen Janet Napolitano, e cila është larguar në muajin shtator.

Emërimi i tij është bërë në muajin tetor nga presidenti Barack Obama.

Johnson ka thënë se plotësimi i vakuumeve në department është prioritet i lartë.
XS
SM
MD
LG