Ndërlidhjet

S’ka prova për rihetim të vdekjes së Dianës


Princesha Diana, 1997

Princesha Diana, 1997

Policia britanike nuk ka gjetur “prova të besueshme” për të rihapur hetimet për vdekjen e princeshës Diana dhe mikut të saj Dodi al-Fayed në një aksident rrugor në Paris, më 1997.

Mediat britanike kanë raportuar lajmin, duke cituar një letër nga ndihmëskomisionari Mark Rowley.

Në muajin gusht, Policia Metropolitane e Londrës ka thënë se ka informacione të reja në lidhje me vdekjen e Dianës, Al-Fayedit dhe shoferit të tyre.

Mediat kanë raportuar në atë kohë se policia britanike ka pasur në dorë akuza se një anëtar i ushtrisë britanike ka shkaktuar vdekjet.

Të tre ata kanë pësuar kur makina e tyre është përplasur në një tunel, derisa ka bërë përpjekje të ikë nga fotografët.

Aksidenti ka ndodhur më 31 gusht, 1997.
XS
SM
MD
LG