Ndërlidhjet

SHBA nuk do të bojkotojë Olimpiadën në Soçi


Ambasadori amerikan në Moskë, Michael McFaul.
Ambasadori amerikan në Moskë, Michael McFaul.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Rusi, Michael McFaul, ka thënë se SHBA do të dërgojë një delegacion presidencial në Olimpiadën Dimërore në Soçi, porse nuk është vendosur ende se kush do ta kryesojë atë.

McFaul i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk do të ketë bojkot të Lojërave nga ana e Qeverisë amerikane.

Edhe presidenti francez, Francois Hollande, edhe ai gjerman, Joachim Gauck, kanë thënë se nuk do të shkojnë në Soçi për ceremonitë e hapjes në muajin shkurt.

Bojkoti ka të bëjë me, siç thuhet, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjin kontrovers rus, që dënon “propagandën homoseksuale” te të miturit.
XS
SM
MD
LG