Ndërlidhjet

logo-print

Dy muaj arrest shtëpiak për aktivisten pro-evropiane


Ukrainë

Ukrainë

Një gjykatë në qytetin veriperëndimor të Ukrainës, Lutsk, i ka shqiptuar një aktivisteje pro-evropiane masën e arrestit shtëpiak prej dy muajsh.

Kryetarja e organizatës joqeveritare "Aleanca Kombëtare", Mayya Moskvych, ndalohet të lëshojë rajonin dhe është e obliguar të mbajë në byzylyk elektronik për të kontrolluar lëvizjet e saj.

Moskvych dhe pesë aktiviste të tjera pro-evropiane janë akuzuar për huliganizëm, pas protestës së tyre më 2 dhjetor, me fotografi të presidentit Viktor Yanukovych me kokë mbrapsht.

Prokurorët kërkojnë dënimin me katër vjet burgim të Moskvychit.
XS
SM
MD
LG