Ndërlidhjet

logo-print

Kerry paralajmëron Kinën për “mbrojtjen ajrore”


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka paralajmëruar Kinën kundër vendosjes së zonës së mbrojtjes ajrore mbi Detin e Kinës Jugore, të ngjashme me atë që ka shpallur mbi ishujt e kontestuar në Detin e Kinës Lindore.

“Zona nuk duhet të zbatohet dhe Kina duhet të përmbahet nga veprimet e ngjashme, të njëanshme gjetkë në rajon, e sidomos mbi Detin e Kinës Jugore”, ka thënë Kerry në një konferencë për media në Manila të Filipineve.

Filipinet kanë paralajmëruar muajin e kaluar se shpallja e zonës ajrore mbi Detin e Kinës Lindore, rrit perspektivën e Pekinit për të bërë një gjë të ngjashme edhe mbi Detin e Kinës Jugore.

Filipinet, Kina, Vietnami, Malajzia, Brunei dhe Tajvani kanë pretendime të pronësisë mbi pjesë të njëjta të Detit të Kinës Jugore.
XS
SM
MD
LG