Derisa Vladimir Putini po shndërron Rusinë në një vend të rrezikshëm për homoseksualët dhe lesbiket, Olimpiada Dimërore në qytetin rus të Soçit do të tërheqë së shpejti atletë dhe tifozë nga e gjithë bota, shkruan New York Times.
Në editorialin e saj, gazeta amerikane thotë se do të ketë me siguri edhe atletë homoseksualë, si dhe mijëra spektatorë, të cilët vijnë nga vendet ku të dashuruarit e një personi të gjinisë së njëjtë nuk është krim.
A munden këta atletë të mbajnë shenja ylberi, apo tifozët e tyre të valëvisin flamujt e ylberit?
Aktivistët rusë të të drejtave homoseksuale dhe përfaqësuesit e organizatës Human Rights Watch u kanë bërë presion zyrtarëve të Olimpiadës që të ofrojnë garanci për atletët dhe të tjerët, që të mos keqtrajtohen ose arrestohen, nëse mbështesin të drejtat civile të homoseksualëve dhe lesbikeve.
Gazeta kujton se Qeveria ruse ka miratuar në muajin qershor një ligj, i cili përkufizon propagandën homoseksuale si pornografi, që nuk duhet të shfaqet në asnjë forum, i cili mund të shihet nga të miturit.
Është e paqartë nëse ky ligj mund të përdoret për të burgosur aktivistët që mbrojnë çështjen e tyre në publik, në të tilla ngjarje si konferencat për shtyp në Soçi.
Deri më tani, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka thënë se Putin ka premtuar se nuk do të ketë asnjë diskriminim kundër atletëve ose spektatorëve.
Komiteti po ashtu ka përgatitur një përkujtues të ashpër për atletët nga rreth 200 vende, se ata duhet t’iu përmbahen rregullave olimpike kundër protestave ose propagandës.
New York Times thotë se rregulli numër 50 është ky: “Anjë lloj demonstrimi apo propagande politike, fetare ose racore nuk lejohet në asnjë lokacion apo vend olimpik”.
Arsyeja për këtë rregull, sipas zyrtarëve të olimpiadës, është se lejimi i ndonjë forme të protestës në lokacionet olimpike do të nxisë demonstrata të tjera. Komiteti Ndërkombëtar Olimpik thotë se atletët që shfaqen në ngjarjet olimpike, si parada, apo në podium, nuk duhet të tregojnë bindjet e tyre politike.
Në këtë rast, duhet të jetë një mënyrë për atletët të tregojnë kundërshtimin e tyre ndaj ligjeve diskriminuese, shkruan gazeta. Komiteti Ndërkombëtar Olimpik dhe Qeveria ruse kanë thënë se do të krijojnë zona të protestës, pa dyshim në njëfarë distance nga kamerat televizive.
Ata kanë lëshuar garanci të paqarta se atletët do të jenë të lirë të shprehin pikëpamjet e tyre në intervista për mediat. Kjo nuk mjafton.
Çfarë ndodh më pas me atletët rusë që guxojnë të mbajnë shenjën e ylberit në Soçi? Sa është i sigurt një individ që mban flamuj ylberi në njërin nga stadiumet? A do të përdoren ligjet kundër tyre, pasi komuniteti ndërkombëtar të zhduket?
Derisa sundimtarët olimpikë përqendrohen në rregullin 50, ka edhe një tjetër parim më themelor në Kartën Olimpike. Ai thotë: “Çdo lloj i diskriminimit, në lidhje me një vend apo person, në bazë të racës, fesë, politikës, gjinisë ose të tjera, është i papranueshëm për Lëvizjen Olimpike”.
Një emblemë ylberi ose një deklaratë në emër të homoseksualëve dhe lesbikeve në Rusi vetëm se do të përforcojë këtë miratim të të drejtave të njeriut, shkruan New York Times.