Ndërlidhjet

logo-print

Yanukovych në Rusi, protestat vazhdojnë


Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, qëndron sot në Rusi, për të diskutuar bashkëpunimin më të ngushtë me këtë vend.

Sigurimi i kredive të nevojshme dhe zbritja e çmimit të gazit rus pritet të jenë në agjendën e takimit të Yanukovychit me homologun rus, Vladimir Putin.

Refuzimi i tij për të nënshkruar një marrëveshje asociimi me Bashkimin Evropian, muajin e kaluar, ka shkaktuar protesta masive në Ukrainë, të cilat po vazhdojnë edhe sot.

Yanukovych ka pranuar se vendimi i tij ka qenë i ndikuar nga presioni rus.

Protestat aktuale, të cilat janë më të mëdhatë që nga Revolucioni i Portokalltë më 2004, kanë për qëllim të shtyjnë Yanukovychin që të shpërbëjë qeverinë dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme.
XS
SM
MD
LG