Ndërlidhjet

Nënshkruhet pakti për të sjell gazin jo-rus në Evropë


Azerbaixhan -- Presidenti Ilham Aliyev (D) Ilustrim

Azerbaixhan -- Presidenti Ilham Aliyev (D) Ilustrim

Konzorciumi i cili po zhvillon projektin e gazit natyror të Azerbajxhanit, Shah Deniz 2, ka nënshkruar marrëveshjen përfundimtare të investimeve, duke hapur rrugën për shpërndarjet e para në Evropë.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev tha se marrëveshjet e nënshkruara të martën në Baku, përfshijnë një investim në Shah Deniz-2 dhe gasjellësit Trans-Anatolian dhe Trans-Adriatik, të cilat projekte vlejnë mbi 35 miliardë dollarë.

Aliyev tha se marrëveshje “do të ndryshojnë hartën energjetike të Evropës”.

Kompania britanike “British Petrol-BP” është një prej partnerëve kryesor në këtë projekt.

Sekretari i jashtëm britanik Ëilliam Hague ishte i pranishëm gjatë ceremonisë në Baku, dhe tha se kjo marrëveshje “është një lajm i mirë për Azerbajxhanin, për Britaninë e Madhe, dhe për Evropën”.

Projekti do t’i sjell Evropës një rrugë të re të furnizimit me gaz, e cila trase i shmanget territorit rus.

Shah Deniz-2 do të shpërndaj eventualisht 20 milion metra kub me gas, ndërsa një pjesë e saj, tashmë është kontraktuar nga Turqia dhe Gjeorgjia.
XS
SM
MD
LG