Ndërlidhjet

Të paktën 66 viktima nga luftimet në Sudanin Jugor


Ilustrim
Ilustrim
Dhjetëra persona kanë vdekur nga luftimet që kanë shpërthyer dy ditëve të fundit në kryeqyterin e Sudanit Jugor, njofton një mjek në spitalin e atjeshëm ushtarak të martën.

“Deri më tani kemi humbur gjashtë ushtarë të cilët vdiqën derisa prisnin ndihmën mjekësore, dhe edhe 59 persona të tjerë janë vrarë”, i tha radios Miraya FM doktori Ajak Bullen.

Sipas tij, të gjithë të vrarët do të varrosen përnjëherë, përderisa të mos qetësohet gjendja, dhe familjet të vijnë për t’i marr trupat e pajetë.

Një tjetër institucion shëndetësor civil, Juba Teaching Hospital, njoftoi më herët se ka numëruar 26 trupa të pajetë nga luftimet, të cilët janë si civil ashtu edhe ushtarak.

Mediet ndërkombëtare raportojnë se ende nuk dihet saktësisht nëse këto dy shifra paraqesin të njëjta viktimat apo jo.

Spitalet në Sudanin Jugor, për shkak të aspekteve logjistike dhe shkaqeve të tjera të kulturës, kanë mungesë të gjakut, që do të thotë se pacientët të cilët kanë nevojë për transfuzion vdesin.

Zëdhënësi i ushtrisë Philip Aguer ka refuzuar të komentojë për shifrat e të vdekurve, duke i thënë AFP-së vetëm se “ushtarët kanë situatën nën kontroll”.
XS
SM
MD
LG