Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga përkrah rezultatet e Thaçit në dialog


Ilustrim

Ilustrim

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka dhënë mbështetjen e saj kryeministrit Hashim Thaçi për dialogun Kosovë dhe Serbi dhe rezultatet që prodhon ky proces.

Dy krerët e shtetit janë takuar sot në zyrën e presidentes, ku kanë diskutuar për një varg çështjesh, thuhet në një komunikatë që lëshoi presidenca.

“Presidentja Jahjaga shprehu mbështetjen për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së dhe me mbështetjen e fuqishme të ShBA-së dhe rezultatet konkrete në relaksimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve të pavarura e sovrane, në rend dhe në sundim të ligjit dhe në integrimin e të gjithë qytetarëve në institucionet dhe shoqërinë e Kosovës”, thuhet në këtë njoftim.

Kryeministri Thaçi thuhet se ka informuar presidenten edhe për procesin e reformës zgjedhore që po e ndërmarrin partitë dhe subjektet politike; si dhe ndër të tjera, edhe për politikën ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, dhe fuqizimin e diplomacisë kosovare.

Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi, sipas këtij njoftimi, biseduan edhe për dinamizimin e politikës ndërkombëtare të Kosovës drejt njohjeve të reja dhe anëtarësimit në organizatat e huaja, me theks të veçantë në plotësimin e standardeve të nevojshme në rrugën e integrimeve evropiane.
XS
SM
MD
LG