Ndërlidhjet

Obama takon krerët e kompanive teknologjike për NSA


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama do të takoj të martën krerët ekzekutiv të kompanive lidere në fushën e teknologjisë, përfshirë Google, Twitter dhe Apple.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se takimit do të përqendrohet në përpjekjet e përmirësimit të portalit të administratës amerikane "HealthCare.gov", dhe reformave qeveritare në fushën e informimit teknologjik.

Programet e mbikëqyrjes të Agjencisë për Siguri Kombëtare (NSA) janë po ashtu në tavolinën e bisedimeve.

Një numër i kompanive që do të jenë në këtë takim, përfshirë Yahoo, Microsoft dhe Facebook, i kanë bërë thirrje presidentit Obama që të frenojë programet e spiunimit pas daljes në publik të se disa prej informacioneve që ShBA-të kishin mbledhur.

Dhjetëra kompani kanë filluar të aplikojnë teknologjinë e enkriptimit të të dhënave, për të mbrojtur informacionet e klientëve të tyre, nga spinumi qeveritar ose format e tjera të mbikëqyrjes.

Në takimin e sotëm me presidentin Barack Obama do të marrin pjesë edhe krerët ekzekutiv të kompanive Netflix, Comcast, LinkedIn, Etsy dhe AT&T.
XS
SM
MD
LG