Ndërlidhjet

NATO-ja humb gjashtë ushtarë në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim
Gjashtë ushtarë të NATO-së në Afganistan (ISAF) janë vrarë të martën pasi fluturakja e tyre u përplas, njoftoi pakti Veri-Atlantik përmes një deklarate për media.

Sipas NATO-së, ushtarët ishin duke shkuar në një operacion për të luftuar talebanët, kur ka ndodhur ky incident.

“Gjashtë pjesëtar të Forcës për Asistencë në Siguri (ISAF) kanë vdekur pasi fluturakja e tyre është rrëzuar në jug të Afganistanit sot”, thuhet në njoftimin që ka dërguar ISAF medieve, duke refuzuar që të jap më shumë detaje.

Në këtë njoftim nuk thuhet qartë nëse ushtarët po udhëtonin me helikopter, apo me aeroplan, dhe se cilit nacionalitet i përkasin viktimat.

Ushtarakët e NATO-së hodhën poshtë mundësinë që fluturakja e saj të jetë goditur nga militantët taleban.
XS
SM
MD
LG