Ndërlidhjet

logo-print

BE-ja jep garanca për paktin me Iranin


Ilustrim

Ilustrim

Shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton ka siguruar Iranin se fuqitë botërore janë të përkushtuara për marrëveshjen që arritën me të që të ulen kapacitetet bërthamore iraniane, në këmbim të heqjes së sanksioneve, tha të martën një zyrtar i lartë iranian.

Zëvendësministri iranian i punëve të jashtme Abbas Aradhchi u tha medieve pas takimit në Bruksel me baroneshën Ashton se bisedimet teknike mes dy palëve do të vazhdojnë “së shpejti”, por asnjë datë nuk është caktuar ende.

Muajin e shkuar në Gjenevë, është arritur një marrëveshje fillestare ndërmjet të Iranit dhe gjashtë fuqive globale, Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kina, Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca, të cilat i përfaqëson Ashton.

Ky kompozicion i fuqive botërore njihet ndryshe edhe si grupi “P5+1”.

Shtetet e Bashkuara kanë mllefosur Iranin javën e shkuar pasi zgjeruan listën e tyre të zezë, me emrat e individëve dhe kompanive, që ndihmojnë programin e pasurimit të uraniumit të Iranit.

Si rrjedhojë, Teherani tërhoqi delegatët që kishte në grupin e përbashkët të punës, në takimin e Vjenës.

“Ashton na ka siguruar se P5+1 ndihet i përkushtuar që të zbatoj marrëveshjen e Gjenevës”, Araghchi tha.

Brukseli ka kërkuar që Irani të dëshmoj me rezultate në terren se është i gatshëm që të përmbush pjesën e vet të marrëveshjes, para se perëndimi t’i largoj një set sanksionesh kundër Iranit, që kanë të bëjnë më eksportin e naftës së saj.
XS
SM
MD
LG