Ndërlidhjet

logo-print

Hilmnijeta Apuk nderohet nga presidentja Jahjaga


Prishtinë - Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka pritur Hilmnijeta Apuk, drejtuesen e organizatës "Njerëzit e vegjël", e cila u shpërblye me çmimin e këtij vitit të OKB-së për të drejtat e njeriut, 17 dhjetor, 2013

Prishtinë - Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka pritur Hilmnijeta Apuk, drejtuesen e organizatës "Njerëzit e vegjël", e cila u shpërblye me çmimin e këtij vitit të OKB-së për të drejtat e njeriut, 17 dhjetor, 2013

Fituesja e çmimit të sivjetëm të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, akvistja Hilmnijeta Apuk është pritur sot nga presidentja Atifete Jahjaga.

Në një njoftim të lëshuar nga presidenca, thuhet se presidentja Jahjaga përgëzoi zonjën Apuk “për çmimin ndërkombëtar dhe i shprehu mbështetje për angazhimin e saj në respektimin e të drejtave të njeriut”.

Hilmnijeta Apuk nga Mitrovica, që drejton organizatën jo-qeveritare “Njerëzit e vegjël të Kosovës”, ka ndarë këtë vit çmimin e OKB-së me pesë personalitete të tjera botërore që avokojnë të drejtat e njeriut.

Zonja Apuk është shtatshkurtër, dhe ka të mbaruara studimet në ekonomi dhe drejtësi.
Ajo është boshnjake me kombësi, dhe jeton në Mitrovicë.

OKB-ja ndan çdo pesë vjet këtë çmim për 6 aktivistët më të denjë të të drejtave të njeriut në nivel global.

Personalitete si Nelson Mandela, Lutter King, Benazir Butto, janë shpërblyer me këtë çmim në të kaluarën.
XS
SM
MD
LG