Ndërlidhjet

Mijëra sudano-jugor kërkojnë strehim prej OKB-së


Ilustrim

Ilustrim

Mbi 13,000 persona kanë kërkuar strehim në kompleksin e Kombeve të Bashkuara në kryeqytetin e Sudanit Jugor, pas shpërthimit të trazirave atje, bënë të ditur kjo organizatë globale.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon tha të martën pas bisedimeve me presidentin e Sudanit Jugor Sava Kiir se luftimet kundër fraksioneve rivale ushtarake në këtë shtet, duhet të ulin armët dhe t’i kthehen dialogut.

Shefi i OKB-së i bëri thirrje presidentin sudano-jugor që të “bëjë një ofertë për dialog” kundërshtarëve të tij dhe të ndalet dhuna gjakatare që shpërtheu të dielën.

Gjatë dy ditëve të fundit, dhjetëra civil të pafajshëm dhe luftëtarë nga grupet rivale, kanë humbur jetën në Sudanin Jugor.
XS
SM
MD
LG