Ndërlidhjet

Arrestohen djemtë e ministrave turk


Ilustrim

Ilustrim

Policia turke ka prangosur djemtë e tre ministrave bashkë me disa afarista prominent në Turqi, në një operacion anti-korrupsion që zhvilloi të martën.

Sipas medieve turke, është arrestuar djali i ministrit të brendshëm Muammer Guler, ministrit të Ekonomisë Zafer Caglayan, dhe ministrit të mjedisit dhe planifikimit hapësinor Erdogan Bayraktar.

Sipas vlerësimit të zyrtarëve shtetëror, kjo mund të shihet si një sfidë serioze për kryeministrin Recep Tayyip Erdogan, nga ana e një kleriku të fuqishëm mysliman.
Policia ka kryer bastisje në Stamboll, duke arrestuar 20 persona, në mesin e të cilëve thuhet se janë edhe figura të afërta me Erdogan.

Forcat e rendit poa shtu kanë bastisur selinë qendrore të Halkbank në Ankara, çfarë ka ndikuar që aksionet e kësaj banke të shënojnë rënie prej 13% në berzë, vetëm gjatë ditës së sotme.

Komentuesë të ndryshëm në Turqi, e kanë ndërlidhur këtë operacion me klerikun e arratisur në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, i cili ka ndjekës në pozita kyçe në institucionet, policinë, shërbimet sekrete e deri tek gjyqësori dhe partia AK e Ergodanit.

“Ata që përkrahen nga forcat e errëta dhe bandat nuk mund të caktojnë shtegun e këtij kombi, e këtij shteti”, tha Erdogan duke ju referuar, sipas të gjitha gjasave, rrjetit të Gulen, gjatë një fjalimi që mbajti në qytetin Konya.

“Askush prej jashtë, ose brenda, nuk mund t’i drejtoj gjërat në shtetin tim, ose të vendos kurthe të shëmtuara”, shtoi kryeministri turk.

Gulen nuk ka sfiduar Erdoganin në zgjedhje, dhe nuk ka treguar asnjë interesim për të formuar parti në vete.

Por, me ndikimin e tij, që besohet se është i madh në AKP, ai do të mund të ulte autoritetin e njeriut i cili ka dominuar skenën politike turke për një dekadë.

Gulen ka ndihmuar partinë islamiste të Erdoganit AKP që të fitojë në zgjedhjet e vitit 2002, por hidhërimi i shfaqur javëve të fundit mes tyre, rrezikon që të thyej përkrahjen e bazës, para zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe presidenciale më 2014.
XS
SM
MD
LG