Ndërlidhjet

logo-print

Klitschko thotë se Yanukovych tradhtoi shtetin


Ukrainë - Prijësi opozitar ukrainas Vitaly Klitschko flet gjatë protestës pro-evropiane në Kiev, 17 dhjetor, 2017

Ukrainë - Prijësi opozitar ukrainas Vitaly Klitschko flet gjatë protestës pro-evropiane në Kiev, 17 dhjetor, 2017

Lideri opozitar ukrainas Vitaly Klitschko tha sot se presidenti Viktor Yanukovych ka tradhtuar interesat kombëtare të Ukrainës dhe pavarësinë e saj duke u pajtuar që të merr ndihmën prej 15 miliardë dollarësh nga Rusia.

“Ai hoqi dorë nga interesat kombëtare të Ukrainës, hoqi dorë nga pavarësia jonë dhe prospekti për një jetë më të mirë për të gjithë ukrainasit”, i tha ai turmës së protestuesve që po qëndrojnë në Sheshin e Pavarësisë në Kiev.

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë në boks, Klitschko bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme paralamentare, dhe tha se dëshiron të takohet me Yanukovych “në ring”.
XS
SM
MD
LG