Ndërlidhjet

Sudani Jugor - Kapen 10 veta për grusht-shtet të dështuar


Ilustrim
Ilustrim
Sudani Jugor thotë të ketë zmbrapsur një përpjekje për grusht-shtet të martën.

Policia në Sudanin Jugor ka arrestuar ministrin e financave Kosti Manibe dhe nëntë persona të tjerë në lidhje me “grusht-shtetin e dështuar”, thuhet në një komunikatë që ka dërguar qeveria të martën, përderisa luftimet sporadike po vazhdojnë në kryeqytetin Juba për të dytën ditë me radhë.

Zëvendëspresidenti i shtetit Riek Machar, i cili spikatet në komunikatën e qeverisë si “prijës i grusht-shtetit”, është ende në kërkim.

“Ata që gjenden në arrati do t’i zëmë”, citohet të ketë thënë ministri i informimit Michael Makuei në komunikatën e qeverisë sudano-jugore.
XS
SM
MD
LG