Ndërlidhjet

32 suedez ndryshojnë emrin për garën e Lufthansas


Suedi - Një ndër kafeteritë e shumta në Stockholm (Ilustrim)

Suedi - Një ndër kafeteritë e shumta në Stockholm (Ilustrim)

Tridhjetëedy suedez kanë ndryshuar ligjërisht emrat e tyre në Klaus-Heidi për të marr pjesë në një lojë shpërblyese të avio-kompanisë Lutfhansa e cila ofronte fluturim falas për Berlin, dhe banesë për shfrytëzim falas në periudhë një vjeçare, njoftoi të martën kjo kompani gjermane.

“Kjo ishte kushti i parë: që pjesëmarrësit duhej të ndryshonin emrin në Klaus-Heidi”, tha specialisti i marketingut të Lufthansas Magnus Engvall.

Përgjigja e suedezve për këtë nismë, e cila kishte për qëllim që të promovij linjën e re Stockholm-Berlin, i ka tejkaluar të gjitha pritjet që kompania kishte në fillim.

“Kishim edhe skenar me zero pjesëmarrje në fillim, kur dolëm me këtë ide”, tha Engvall.

Avio-kompania njoftoi në portalin e saj se zgjodhi emrat Klaus-Heidi nga arsyeja e thjeshtë se “paraqiste një fuzion ndërmjet të dy emrave të shpesht gjerman”.

Më pak se një javë pasi kishin nis këtë fushatë në muajin tetor, autoritetet suedeze kishin konfirmuar ndryshimin e parë të emrit.

Si shtesë për këtë provë të parë zyrtare të ndryshimit të emrit, pjesëmarrësit e kësaj loje është dashur të dërgojnë edhe letra motivacioni për të shpjeguar arsyen përse duan të shkojnë për të jetuar në Berlin.

Fituesi i garës, 24 vjeçari Michael Klaus-Heidi Andersson, ka fituar edhe kurs falas të gjuhës gjermane dhe një biçikletë të re, në të cilën e ka të shkruar emrin e tij të ri.

“Isha jashtëzakonisht i lumtur kur mësova se kam fituar”, tha Andersson, i cili në letrën e tij i kishte shkruar një poem që i dedikoi Gjermanisë.

Andersson tha edhe se nuk e ka ndërmend që të ndryshoj emrin e tij prapë.

“Edhe sikur të mos fitoja, nuk do të ndryshoja prapë emrin”, tha ai për të shtuar se “kjo gjë paraqet një thyerje të madhe akulli”.
XS
SM
MD
LG