Ndërlidhjet

ShBA: Marrëveshja Ukrainë-Rusi nuk reflekton realitetin


ShBA - Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Washington, 12 dhjetor 2013
ShBA - Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Washington, 12 dhjetor 2013
Shtëpia e Bardhë ka thënë të martën se marrëveshja ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës nuk reflekton kërkesat e protestuesve në Kiev.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Ukrainës që të dëgjojë popullin e vet dhe të gjejë rrugën për t’u kthyer në rrugëtimin e saj drejt të ardhmes së saj paqësore, të drejtë, demokratike dhe ekonimike evropiane”, tha zëdhënësi Jay Carney.

Në ndërkohë mijëra protestues vazhdojnë të qëndrojnë në rrugët e Kievit, përkundër temperaturave të ulta.

Ata po demonstrojnë kundër vendimit të qeverisë ukrainase për të refuzuar përafrimin me Bashkimin Evropian.

Të martën në Moskë, presidentët e Rusisë dhe Ukrainës, Vladimir Putin dhe Viktor Yanukovych nënshkruan disa marrëveshje, përmes të cilave Kremlini do t’i akordojë Kievit kredi në vlerë prej 15 milardë dollarë.

Por administrata amerikane thotë se protestat në Kiev, reflektojnë anë tjetër të mëdales.
“Qytetarët e Ukrainës kanë aspirata evropiane”, tha Jay Carney.
XS
SM
MD
LG