Ndërlidhjet

OKB-ja vlerëson se qindra vdiqën në Sudanin Jugor


Ilustrim

Ilustrim

Diplomatët e Kombeve të Bashkuara thonë se qindra njerëz vlerësohet të kenë vdekur nga dhuna në Sudanin Jugor.

Duke u thirr në burimet e tyre në vendngjarje, diplomatët shprehin shqetësimin se 400 e deri në 500 viktima mund të kenë humbur jetën nga luftimet në këtë vend, dhe se ky numër mund të shënoj rritje.

Presidenti sudano-jugor ka akuzuar zëvendësin e tij për grusht-shtetin e dështuar si fajtori kryesor për këto humbje.

Kryesuesi i Këshillit të Sigurimit tha se luftimet në shtetin më të ri në botë duket të jenë “motivuar kryesisht përgjatë vijës etnike”.

Ambasadori i Francës Gerard Araud thotë se rreth 20 mijë njerëz janë strehuar në kampin e misionit të Kombeve të Bashkuara në kryeqytetin Juba.

Araud nënvizoi se Këshilli i Sigurimit ka pranuar vetëm informacione të pakta nga terreni, gjatë një informimi të shkrutër që kishin me shefin e misionit paqeruajtës të OKB-së atje.
XS
SM
MD
LG