Ndërlidhjet

Dy vdesin nga të shtënat në spitalin e Renos, Nevada


Ilustrim
Ilustrim
Dy njerëz kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar pasi një person i armatosur hapi zjarr në ta në një spital të Reno, të shtetit Nevada në Shtetet e Bashkuara, raportojnë mediet lokale.

Sipas gazetës Reno Journal, njëri nga viktimat është autori i incidentit, i cili gjatë të shtënave ka plagosur edhe veten.

Ngjarja ka ndodhur në njërën prej zyrave mjekësore të këtij kampusi, dhe se policia ende po heton motivet e mundshme.

Nuk dihet ende nëse ndonjë nga viktimat e sulmit ishte personel mjekësor.
XS
SM
MD
LG