Ndërlidhjet

Protestuesit nuk zmbrapsen nga sheshi i Kievit


Ilustrim

Ilustrim

Protestuesit në Ukrainë zotohen se do të vazhdojnë të demonstrojnë edhe pasi presidenti Viktor Yanukovych siguruar 15 miliardë dollarë kredi nga Rusia.

Mijëra protestues janë mbledhur në Kiev pasi Yanukovych pranoi ofertën e presidentit rus Vladimit Putin të martën që të blej bonot ukrainase dhe të ul çmimin për gazin e eksportuar rus në Ukrainë.

Vendimi i Yanukovych ka ripërtërir kërkesën e bërë nga kundërshtarët e tij politik, të cilët duan që ai të dorëhiqet nga ky post tash e një muaj prej se ai refuzoi nënshkrimin e një marrëveshjeje që përafronte Ukrainën me Bashkimin Evropian.

Prijësit opozitar kanë thirr për protesta masive gjatë festave të fundvitit në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, i cili për javë është i okupuar nga protestuesit.

Vitaly Klitschko, ish-kampioni botëror në boks, që tan është njëri prej liderëve opozitar në Kiev, ka akuzuar Yanukovych për shitjen e pavarësisë së shtetit.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Kievit se marrëveshja e lidhur me Rusinë nuk do të kënaq protestuesit, kurse kancelarja gjermane Angela Merkel tha se lidhjet me Moskën nuk duhet ta parandalojnë Kievit që të shoh kah perëndimi.
XS
SM
MD
LG