Ndërlidhjet

Më 21 janar Serbia hap dialogun me BE-në


Qeveria e Serbisë

Qeveria e Serbisë


Si kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian Greqia ka lajmëruar shefat e diplomacive të vendeve anëtare të BE-së se planifikon që me 21 janar të thirr një konferencë ndër-qeveritare ndërmjet të BE-së dhe Serbisë, me të cilën do të nisnin bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në këtë bllok.

Kështu u tha të martën mbrëma gazetarëve në Bruksel, komesari evropian për zgjerim Stefan Fuele.

Në konkluzionet e BE-së për Serbinë, shkruan se para hyrjes së saj në BE ajo duhet të nënshkruaj një dokument obligues ligjor për rregullimin e raporteve me Prishtinën.

Gazetarët kanë pyetur për sqarim kryesuesin e radhës të BE-së ministrin litvanez Linas Linkeviccijus për sqarim, nëse kjo do të thotë se Serbia duhet ta njoh paraprakisht Kosovësn apo jo, në çfarë ministri litvanez ka thënë se “një marrëveshje e tillë obliguese, do të jetë e nevojshme për të ardhmen”.

Sipas tij, të gjithë ministrat e jashtëm kanë dhënë notë pozitive për procesin e normalizimit të raporteve Serbi-Kosovë, i cili ka sjell, siç tha ai, “përparim të vërtet".

"Prandaj edhe në konkluzionet thuhet pikërisht ashtu, se marrëveshja e ardhshme duhet të siguroj një zhvillim të dobishëm”, sqaroi Linkeviccijus.
XS
SM
MD
LG