Ndërlidhjet

logo-print

9 në 10 amerikanë festojnë Krishtlindjet, thotë një hulumtim


Ilustrim

Ilustrim

Nëntë nga dhjetë amerikan thonë se i festojnë Krishtlindjet – përfshirë 80 përqind të popullatës së jo-krishtere, thuhet në gjetjet e publikuara në një ankete të enjten.

Gjetjet Qendrës Hulumtuese Pew thonë se vetëm gjysma e amerikanëve i shohin Krishtlindjet si një festë kryesisht fetare, përderisa një e treta e tyre i shohin më shumë si një festë kulturore.

Të intervistuarit e tjerë përkrahnin të dy versionet, apo nuk dhanë opinion fare.
Ky hulumtim ka analizuar edhe si amerikanët festojnë tani, dhe se si kishin festuar ata kur kishin qenë fëmijë.

Disa tradita të krishtere, thuhet se kanë qëndruar të njëjta gjatë viteve, ndërsa të tjerat janë zhdukur.

Për shembull, 86 përqind janë përgjigjur se do të merrnin pjesë në një ndeje familjare ose me miqë për natën ose ditën e Krishtlindjeve, krahasuar me 91 përqind prej tyre të cilët thonë se e kanë bërë këtë kur ishin fëmijë.

Rreth 86 përqind thanë se do të shkëmbejnë dhurata me të dashurit, që shënon rënie të ulët krahasuar me 89% që thonë se kanë vepruar kështu edhe kur ishin fëmijë.
XS
SM
MD
LG