Ndërlidhjet

$636 milionët e lotarisë shkojnë në Kaliforni


Ilustrim

Ilustrim

Tiketa që vlen 636 milion dollarë, e lotarisë amerikane Mega Millions është shitur në San Jose të Kalifornisë, njoftoi të martën vonë një zyrtar i lotarisë.

Ende nuk ka konfirmim të saktë se kush fitoi këtë shumë parash, por tiketa fituese është blerë në një shitore në Tully Road të San Jose, në Kaliforni, sipas Alex Traverso, që është zyrtar i lotarisë për shtetet perëndimore amerikane.

Numrat fitues nga tërheqja e së martës ishin 8, 14, 17, 20, 39, dhe 7, thuhet në portalin e kësaj lotarie Megamillions.com.
XS
SM
MD
LG