Ndërlidhjet

logo-print

Forma e re e gripit të shpezëve H10N8, merr jetën e parë


Ilustrim

Ilustrim

Një 73 vjeçe nga Kina ka vdekur nga një lloj i ri i gripit të shpeëve, H10N8 virusi, njoftoi të mërkurën agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Viktima kishte vdekur më 6 dhjetor nga insuficienca respiratore dhe shoku, thanë mjekët, të cilët bënë të ditur se pacientja kishte kërkuar ndihmë në spital në fund të nëntorit.

Kjo agjenci citon ekspertët duke thënë se rasti u regjistrua në Nanchang, kryeqytetin e krahinës jug-lindore Jiangxi, dhe se sipas tyre nuk ka rrezik që të shpërndahet tutje.

Qendra kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka identifikuar llojin e ri si H10N8 avian influenza virus, thotë Xinhua.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) nuk ka ende asnjë informacion për virusin e saj, të paktën jo në portalin e saj.

Një zëdhënës i kësaj organizate njoftoi se më vonë gjatë ditës do të komunikohet me opinionin.

Sipas Xinhua, gruaja që vdiq nga ky virus kishte vizituar një fermë të pulave dhe se ishte e ekspozuar në mjedise të tilla me shpezë.

Por, sipas kësaj agjencie, njerëzit që kanë pasur kontakt të afërt me viktimës nuk ka treguar ndonjë shenjë të infektimit ose simptome dalluese.

Lloji H7N9 i gripit të shpezëve është detektuar këtë vit në Kinë, dhe prej tij janë infektuar të paktën 139 njerëz në Kinë, Taiwan dhe Hong-Kong, duke vrarë 45 njerëz që bartën atë lloj.
XS
SM
MD
LG