Ndërlidhjet

Bomba vret tre veta në veri të Birmanisë


Ilustrim
Ilustrim
Të paktën tre persona kanë vdekur nga shpërthimi i një bombe në veri të Birmanisë, njoftoi policia të mërkurën.

Shpërthimi ka ngjarë të martën vonë në qytetin Kunlong të shtetit Shan, që gjendet rreth 780 kilometra në veri të Yangon dhe 20 kilometra nga kufiri me Kinën, njoftoi koloneli i policisë Min Aung.

Sipas policisë, viktimat ishin punëtorë të konglomeratit Asia World Company, të cilët po udhëtonin me makinë për në punë.

Kjo kompani është themeluar nga Lo Hsing Han, një trafikant i dyshuar me narkotik i cili u shndërrua në afarist gjatë regjimit i cili sundoi në Birmani gjatë viteve 1988-2010.
XS
SM
MD
LG