Ndërlidhjet

Shtyhet statusi për Shqipërinë


Pamje nga Tirana - foto arkiv
Pamje nga Tirana - foto arkiv
Kanë qenë Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Danimarka e Holanda të cilët kanë shprehur skepticizmin e tyre për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë që në muajin dhjetor.

Ndonëse nuk ka shtim të kushteve për Shqipërinë, ndër objektivat, që do të monitorohen nga Komisioni Evropian, janë edhe lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta ndaj korrupsionit.

Më pas do të jetë Komisioni Evropian, i cili do të paraqesë një raport sërish përpara Këshillit të Bashkimit Evropian, që do të vendosë për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.

“Këshilli do të vlerësojë, në bazë të një raporti që do të paraqitet nga Komisioni, vazhdimin e zbatimit të strategjive për luftën kundër korrupsionit dhe reformën juridike, të legjislacionit të miratuar kohët e fundit si dhe të prirjes në vazhdim për hetimet dhe ndjekjet ligjore aktive, duke përfshirë ato në fushën e krimit të organizuar".

"Në bazë të këtij raporti dhe me mirëkuptimin që Shqipëria do të vazhdoj të ndërtojë mbi përparimet inkurajuese të bëra deri më tani, Këshilli pret të marrë një vendim, lidhur me dhënien e Statusit të vendit kandidat në qershor 2014 në varësi të miratimit nga Këshilli Evropian” - thuhet në dokumentin e ministrave të jashtëm të BE-së.

Në një konferencë për shtyp, eurokomisioneri Stefan Fyle deklaroi : “Presim që Shqipëria të punojë mirë. Është në dorën e Shqipërisë për të marrë statusin në qershor.

Kryeministri shqiptar Edi Rama reagoi me një mesazh në Tëitter për shtyrjen e vendimit për dhënien e statusit të vendit kandidat për BE:” Kompromis mes arritjeve të Shqipërisë dhe ngërçit të brendshëm jashtë Shqipërisë. Vlerësohet lart puna e qeverisë po vendimi në qershor!”

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike në opozitë Lulëzim Basha doli në një konferencë për shtyp ku mes të tjerash tha:

“Shtyrja e statusit kandidat është përgjegjësi e qeverisë Rama dhe vepër e saj. Përmes arbitraritetit, paligjshmërisë skandaloze të tyre, goditjes së institucioneve, spastrimeve në administratë, goditjen e Policisë së Shtetit, kanë ushqyer fuqishëm skeptikët dhe kanë kthyer në skeptikë fuqi të mëdha evropiane që deri dje ishin pro statusit”, theksoi zoti Basha.

Këshilli i Ministrave të BE, ka qenë nën presidencën lituaneze këtë vit, ndërsa në vitin 2014 do të jetë Greqia që do të mbajë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG