Ndërlidhjet

Talebanët sulmojnë konvojin e NATO-s, një polic vritet


Afghanistan - Tymi nga zjarri i shkaktuar pas sulmit ndaj konvojit të NATO-së, 18 dhjetor 2013

Afghanistan - Tymi nga zjarri i shkaktuar pas sulmit ndaj konvojit të NATO-së, 18 dhjetor 2013

Një polic është vrarë pasi një vetëvrasës taleban sulmoi cisternat e naftës të NATO-së në Afganistan, në afërsi të kufirit me Pakistanin.

Oficeri i policisë ka vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit e cila ngjau pas sulmit të mërkurën në afërsi të vendkalimit kufitar Torkham në krahinën Nangarhar, që është një prej rrugëve kyçe për transport e NATO-së.

Policia tha se sulmuesi vetëvrasës ka detonuar makinën e tij të parkuar në afërsi të postit të NATO-së.

Shpërthimi ka shkaktuar një zjarr të madh, i cili ka përshirë disa cisterna me benzinë.

Sulmuesit ishin të veshur me uniforma ushtarake të Afganistanit, thonë autoritetet për të shtuar se të gjithë janë vrarë.

Një zëdhënës i talebanëve ka marr përgjegjësinë për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG