Ndërlidhjet

Çmontohen dy reaktorët bërthamor në Fukushima


Ilustrim
Ilustrim
Dy reaktorët e fundit të centralit të shkatërruar bërthamore në veri-lindje të Japonisë do të çmontohen shumë shpejt, lajmëroi të mërkurën Kompania Elektro-Energjetike e Tokios (TEPCO).

Vendimi për të demontuar reaktorët 5 dhe 6 në centralin bërthamor Fukushima Daiichi vjen pasi kryeministri japonez Shinzo Abe i bëri thirrje këtij operatori në shtator që përfundimisht të mbyllen këto dy njësi.

Të dy reaktorët ishin jashtë funksionit në kohën kur centrali u godit nga një tërmet, që u përcoll më pas nga një tsunami shkatërrues në mars të vitit 2011.

Në maj të atij viti, TEPCO vendosi që të çmontoj katër reaktorët e tjerë bërthamor, për shkak se tre prej tyre pothuajse ishin shkrirë, kurse i katërti ishte i dëmtuar keq.

Qeveria njoftoi se do të duhen rreth dyzet vjet për të çmontuar të gjithë reaktorët.
XS
SM
MD
LG