Ndërlidhjet

Turqi: Arresti i djemve të ministrave, largohen 5 komisionerë


Ilustrim

Ilustrim

Pesë komisionerë policie janë shkarkuar nga puna 24 orë pasi djemtë e ministrave të kabinetit turk dhe afarist prominent të afërt me kryeministrin Recep Tayyip Erdogan u arrestuan gjatë një operacioni anti-korrupsion, shkruajnë sot mediet lokale.

Krerët e pesë departamenteve të forcës policore në Stamboll, përfshirë kreun e njësisë financiare, krimit të organizuar dhe të kontrabandës, janë shkarkuar nga postet e tyre, lajmëron agjencia Dogan.

Policia ka refuzuar që të komentoj për këtë raportim.

Të paktën 20 persona janë prangosur të martën në Turqi, përfshirë edhe djemtë e tre ministrave qeveritar dhe disa afarist, gjatë një aksioni që drejtori njësia e krimeve financiare e policisë.
XS
SM
MD
LG