Ndërlidhjet

OKB-ja: 2730 civil vdiqën këtë vit në Afganistan


Afghanistan -- Përfaqësuesi i Posaçëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Afganistan, Jan Kubis (Ilustrim)
Afghanistan -- Përfaqësuesi i Posaçëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Afganistan, Jan Kubis (Ilustrim)
Përfaqësuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Afganistan thotë se vdekja e civilëve në këtë shtet është rritur gjatë këtij viti.

Emisari i OKB-së Jan Kubis i tha Këshillit të Sigurimit se kjo organizatë ka regjistruar 2730 vdekje dhe 5169 të lënduar nga sulmet e ndryshme gjatë 11 muajve të këtij viti.

Sipas tij, të dhënat janë për 10 përqind më të mëdha sesa më 2012.

Kubis i cili foli të martën mbrëma para KS të OKB-së, tha po ashtu se grupet e armatosura opozitare, si ato të talebanëve, kanë përgjegjësinë më të madhe për numrin e madh të viktimave civile.

Një raport i fundit i OKB-së shkruan se gjysma e numrit të viktimave kanë vdekur nga sulmues vetëvrasës dhe bomba të vendosura në rrugë.

Shumica e trupave të huaja ushtarake pritet të largohen nga Afganistani deri në fund të vitit të ardhshëm, kurse Kubis ka shprehur shqetësim për vakumin post-2014, nëse Kabulli zyrtar nuk nënshkruan një marrëveshje për siguri, me Washingtonin.
XS
SM
MD
LG