Ndërlidhjet

logo-print

Turqia “lidere” për arrestimin e gazetarëve


Ilustrim

Ilustrim

Turqia, Irani dhe Kina kryesojnë listën e shteteve që burgosin gazetarët, thuhet në raportin e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).

Më se gjysma e të gjithë reporterëve, redaktorëve dhe foto-reporterëve të burgosur janë në këto tri shtete, shkruan në këtë raport.

Azerbajxhani dhe Uzbekistani po ashtu janë në top dhjetëshen e parë, për nga numri i gazetarëve të arrestuar.

Ky është viti i dytë me radhë që Turqia dhe Irani kryesojnë listën e CPJ-së.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se tani për tani, për shkak të punës që bëjnë, 40 gazetarë janë në burgjet e Turqisë, krahasuar me 61 të tillë në tetor të vitit 2012.

Në Iran ndërkaq numri i gazetarëve të burgosur është 35, krahasuar me 45 vitin e kaluar.
Listën e top dhjetë vendeve që arrestojnë gazetarët, pas Turqisë, Iranit dhe Kinës, vjen Eritrea, Vjetnami, Siria, Azerbajxhani, Etiopia, Egjipti dhe Uzbekistani.
XS
SM
MD
LG