Ndërlidhjet

Britani: Vdiq plaçkitësi i famshëm i trenit


Ronnie Biggs në varrimin e kolegut të tij Bruce Reynolds

Ronnie Biggs në varrimin e kolegut të tij Bruce Reynolds

Britaniku Ronnie Biggs, që mori pjesë në plaçkitjen e madhe të trenit në vitin 1963, ka vdekur sot në moshën 84 vjeçare.

Biggs mori pjesë në grupin që e plaçkiti trenin në relacionin Glasgou – Londër, në orët e hershme të 8 gushtit të vitit 1963, duke i marrë 12 thasë me bankënota, me vlerë prej 7.3 milionë dollarë amerikanë.

Pastaj ai pat ikur nga burgu Wansdorth, në vitin 1965, dhe shkoi në Brazil, duke iu shmangur drejtësisë britanike.

Ai ishte i lirë për 35 vjet, ndërsa në vitin 2001 në mënyrë vullnetare vendosi të kththet në Angli, meqë me shëndet nuk ishte mirë.

Me të arritur u arrestua dhe u burgos.

Ai u lirua nga burgu nga mëshira në vitin 2009.

Herën e fundit është parë publikisht në muajin mars të këtij viti, në ceremoninë e varrimit të kolegut të tij në plaçkitjen e trenit, Bruce Reynolds.
XS
SM
MD
LG