Ndërlidhjet

logo-print

Mishçeviq: Normalizimi me Prishtinën – ndikon në negociata


Pamje e një pjese të Beogradit

Pamje e një pjese të Beogradit

Normalizimi i raporteve me Prishtinën do të ndikoj në rrjedhën e tërësishme të negociatave për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian, tha sot shefja e ekipit negociator të Serbisë për bisdime me Bashkimin Evropian, Tanja Mishçeviq.

Këto komente u bënë pasi ministrat e jashtëm dhe ata të integrimeve evropian të vendeve anëtare të BE-së, në takimin e djeshëm në Bruksel, i dhanë dritë jeshile Serbisë për fillimin e negociatave për pranim në BE.

Mëtutje, në një takim me gazetarët sot në Beograd, ajo ka theksuar se nëse normalizimi me Kosovën zhvillohet mirë, kjo do të ndikoj edhe në bisedimet për anëtarësim.

Nga ana tjetër, Branko Ruzhiq, ministër pa portofol në qeverinë e Serbisë, i angazhuar në integrimet evropiane, është shprehur për një marrëveshje juridikisht obliguese me Kosovën.

“Marrëveshja juridikisht obliguese do të nënshkruhet pak para hyrjes në BE, e kjo nuk do të ndodhë nesër”, tha Ruzhiq para gazetarëve në Beograd.

Ruzhiq ka theksuar se negociatat për anëtarësimin e Serbisë janë specifike, pasi do të zhvillohen në dy procese paralele: normalizimi me Prishtinën dhe vetë negociatat me BE-në.
XS
SM
MD
LG