Ndërlidhjet

Rusi: Duma e miratoi legjislacionin për amnisti


Pamje e Moskës
Pamje e Moskës
Duma shtetërore ruse e ka miratuar legjislacionin për amnisti nga burgu, sipas të cilit mund të lirohen pjesëtaret e grupit Pussy Riot dhe të tërhiqen akuzat për huliganizëm kundër 30 anëtarëve të ekuipazhit të anijes së organizatës Greenpeace.

Në favor të këtij legjislacioni votuan 446 deputetë, ndërsa askush nuk ishte kundër.

Ky legjislacion mund të ketë zabatim kryesisht për të miturit, ata që për të parën herë e shkelin ligjin, gratë shtatëzëna dhe gratë me fëmijë të vegjël.

Por, pritet që ai mund të zbatohet edhe në rastin e disa protestuesve antiqeveri, që janë burgosur në maj të vitit 2012.

Kjo lëvizje gjërësisht shihet si përpjekje për evitimin e kritikave për gjendjen e të drejtave të njeriut në Rusi, para Lojërave Olimpike Dimërore 2014, në Soçi të Rusisë.

Por, ky legjislacion nuk do të ketë ndikim ndaj ish-kritikut të Kremlinit dhe manjatit të pasur të naftës, Mikhail Khodorkovsky, i cili është i burgosur, e as ndaj liderit opozitar Alekskesi Navalny, i cili është i dënuar me pesë vjet me kusht lidhur me akuza për vjedhje.
XS
SM
MD
LG