Ndërlidhjet

Kosovë – SHBA, marrëveshje për ndihmë në sundim të ligjit


Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga

Në Prishtinë sot është nënshkruar një marrëveshje e Kosovës me agjencinë USAID të Shteteve të Bashkuara, me të cilën parashihet një fond në vlerë prej më se 37 milionë dollarësh amerikanë, me të cilin do të mbështetet sundimi i ligjit, aktivitetet e qeverisjes, pastaj shtimi i investimeve dhe të vendeve të punës në sektorin privat dhe në programet për shtimin e kapitalit njerëzor në Kosovë.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, dhe drejtoresha e misionit USAID në Kosovë, Mareen A. Shauket, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

Presidentja Jahjaga ka vlerësuar se Marrëveshja Bilaterale për Përmbushjen e Synimeve Zhvillimore është shumë e rëndësishme dhe se ajo, dhe marrëveshjet e tjera ndërmjet dy shteteve, janë themel i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm dhe një ndihmë e jashtëzakonshme për Kosovën në ngritjen e kapaciteteve të saj, nga ana e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG