Ndërlidhjet

Siri: Aeroplanët e bombarduan Alepon për katër ditë me radhë


Pamje pas bombardimeve të para tri ditëve në qytetin Alepo në Siri
Pamje pas bombardimeve të para tri ditëve në qytetin Alepo në Siri
Aktivistët thonë se aeroplanët luftarakë të qeverisë, sot për të katërtën ditë me radhë, e kanë bombarduar qytetin Alepo, pjesë të të cilit janë nën kontrollin e kryengritësve.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, tha sot se në tri ditët e para të ofensivës janë vrarë së paku 165 vetë.

Analistët thonë se intensiteti i fushatës së sulmeve, paralajmëron se qeveria e presidentit Bashar al-Assad, ndoshta po përpiqet ta shkatërroj opozitën në qytetin Alepo, para mbajtjes së konferencën ndërkombëtare paqësore në fund të janarit në Gjenevë të Zvicrës.
XS
SM
MD
LG